Mirko Popov


Unë jam kozmonaut
anija ime fluturon
nëpër kozmos 
planetin rozë 
po e kërkon.

Nga një galaktikë ,
te tjetra perëndoj,
por tani për tani,
atë nuk po e takoj. 

Kozmosi është enorm,
zemra më rreh fort,
vetëm gropën e tmerrshme të zezë,
të mos e takoj. 

Gjëra të çuditshme takoj,
kjo nuk më pengon,
por nga planeti im,
akoma jam larg.

Në planetin rozë,
një lule rozë lulëzon
një insekt rozë 
në ajër fluturon.

Bari ka të njëjtën ngjyrë
nuk ka shpirt të hidhëruar,
ka fruta rozë,
të freskëta dhe aromatike.

Torta dhe biskota,
krem të ëmbël rozë,
provon dhe mbetesh
në vend pa fjalë!

Aty gjithçka është rozë,
vetëm qielli është i bardhë,
me yje të vegjël rozë, 
është i mbuluar i tëri.

Diej, yje dhe planetë,
kam hartën e vet,
mungon vetëm një pikë,
topth ngjyrë rozë. 

Ta gjej, ta përqafoj,
është misioni im,
planetin e vogël,
rrethkën ngjyrë rozë. 

Kozmosi ndonjëherë
është i vetmuar dhe i ftohtë,
por mbaj drejtim fort,
dhe pothuajse jam zgjuar.

Me të mirën i mirë, me të keqen me mençuri,
mendja në kokë, shoku më i mirë.

Fuqitë e këqija më përgjojnë
jashtë më dëbojnë,
por asgjë nuk mund të më bëjnë
unë kam lindur kozmonaut. 

Ilustrimet: Nita Muça

Shqipëroi: Jordana Shemko


Planeti rozë

Напишете коментар